Berisha: Izet Haxhinë e solli Rama kundër meje

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me ardhjen këtë mbrëmje të Izet Haxhisë, ish truprojës së tij i cili e akuzon Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit.

I ftuar në emisionin 360 gradë, Berisha ka deklaruar se ardhja e Haxhisë është “një kriminel më shumë në krah të Ramës”. Berisha është shprehur se Izet Haxhia është kthyer falë Ramës në Shqipëri, e madje se kryeministri ia ka kërkuar Turqisë ekstradimin e tij si një favor.

Berisha: Një kriminel më shumë në krah të Ramës

Zheji: Një që ju akuzon për çështjen Hajdari

Berisha: Ai është një kriminel i dënuar me 25 vite burg, sipas mediave i dënuar në Greqi përjetë dhe del në krah të Edi Ramës

Zheji: Keni dyshime, pse duhej të vinte

Berisha: E mori Edi Rama!

Zheji: Ja ka kërkuar qeverisë turke?! Një favor i Erdogan?

Berisha: Lajmet thonë se Ministria i ka premtuar hapjen e çështjes, Edi Rama i ka premtuar hapjen e çështjes. Si mund të hapë qeveria çështje gjyqësore?! Nxorën fytyrën e tyre!

Zheji: Po pse i duhet ai?

Berisha: Ai është një kryefrikacak, unë nuk kam çfarë të them ty, se ti o e njeh të brendshmen e tij, o se njeh askush!

Zheji: Në rini ishte ttrim

Berisha: Mos më bëj të hyj unë në ca gjëra të rinisë së tij, nuk po flas se shkon e qan pastaj!