Berisha: Izet Haxhia, një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha është jetë i pranishëm në ekranin e Ora News, në emisionin 360 gradë.

Në intervistën me gazetarin Artur Zheji, Berisha iu përgjigj interesimit lidhur me ekstradimin e Izet Haxhisë, ish-bodiguardit të tij, i dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azenm Hajdarit.

“Një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës. Ai është një kriminel i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg, i dënuar në Greqi përjetë sipas mediave dhe vjen në krah të Edi Ramës. A i lexove lajmet? Ministria i ka premtuar hapjen e çështjeve. Nuk i hap kurrë ministria. I hap drejtësia çështjet. Nxorën fytyrën e tyre. Vjen një kriminel më shumë në krahët e Edi Ramës, siç është Lul Berisha, Emiljano Shullazi. Rama është një frikacak që ka frikë nga hija e tij. Për 20 vite që i ka ikur drejtësisë shqiptare ai merr dënim suplementar.”- tha Berisha.

Në intervistën me gazetarin Artur Zheji, Berisha deklaroi se negociatat nuk do të hapen në qershor.

Ai thotë se Shqipëria rrezikon t’i përsëritet skenari i vitit 2016 për negociatat.

“Shqipëria është sot delja e zezë, vendi i damkosur për rekordet më të zeza të instaluara nga Edi Rama. Shqipëria edhe pas 4 vitesh rrezikon të përsërisë rekomandimin e 2016-s. Dmth nuk hapen negociatat, por merr dhe këto detyra. Kjo përbën një problem shumë madhor për Shqipërinë. Shqipëria sot është më e përçarë se kurrë. Edi Rama ka futur në vend një përçarje veri-jug, as zoografi nuk mund ta ketë bërë. Sepse ka përjashtuar tërësisht veriun nga investimet”- u shpreh Berisha.

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese është “ekzekutuar” duke fajësuar për këtë kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama është sot kryetar i Prokurorisë, kryetar i Gjykatës. Asgjësoi Gjykatën Kushtetuese. Ajo është ekzekutuar. Nuk kam asgjë të kontrollit ligjor të pasurive. Ka një mijë mënyra për ta programuar që Gjykata Kushtetuese të mos asgjësohet. Sa bukur u thotë ai qytetarëve apo gjykatëse tmerrojuni pse kanë një apartament. Po ai me vilën e tij 58 metra të gjata me materialet më të kushtueshme të importit. Me truallin e deklaruar 2 dollarë metri katror. Ajo si kosto e ka të jashtëzakonshme, si bunker ajo shpreh psikologjinë e tij. Është rikthyer në origjinë Edi Rama”- tha  Berisha.