E hënë, Shkurt 18, 2019
Ballina Aktualitet Vettingu, sot radha e gjyqtarit tjetër të Kushtetueses, Fatmir Hoxha

Vettingu, sot radha e gjyqtarit tjetër të Kushtetueses, Fatmir Hoxha

Nis në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit seanca dëgjimore për vlerësimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha.

Vetë gjyqtari nuk është i pranishëm por përfaqësohet nga avokati Julian Mertiri.

Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.

Fatmir Hoxha është anëtari i 4 i Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.

Zyrtarisht Gjykata Kushtetuese ka hyrë në kolaps pas vendimit të KPK për shkarkimin e anëtarës Altina Xhoxhaj. Kuorumi prej  anëtarësh është i pamjaftueshëm për zhvillimin e seancave gjyqësore dhe për shpalljen e vendimeve në Gjykatën Kushtetuese.