Përplasja për “5 Maj”, Tare: Shërbyesit e komunizmit veshën kostume dhe u bënë demokratë

Historiani Auron Tare ka komentuar incidentin në ‘5 Maj’ mes disa simpatizantëve të regjimit komunist me disa simpatizantë të PD në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, Auron Tare tha se incidente të tilla ndodhin si pasojë e një çështjeje që ka 30 vjet që debatohet, por asnjëherë nuk zgjidhet. Sipas historianit, një pjesë e atyre që ishin shërbyes të regjimit komunist, veshën kostume ‘Armani’ dhe u bënë demokratë.

“Mendoj që reagimi që ndodhi në atë përplasje është pasojë e një çështjeje që ka 30 vjet që debatohet, por asnjëherë nuk zgjidhet. Një pjesë e atyre që ishin shërbyes të regjimit komunist, veshën kostume ‘Armani’ dhe u bënë demokratë, u konvertuan në demokratë. Në këtë periudhë 30-vjeçare, ligji këtu në Shqipëri nuk i ndalon simbolet komuniste. Në Shqipëri nuk kujdesen për historinë dhe të kaluarën e vendit. Mendoj se kjo është e qëllimshme, është edhe neglizhencë. Kush u dënuar për 45 vitet e komunizmit? Askush nuk u dënua”- tha Tare.
nevila4