Për ”Javën e Europës” nis festa me traditën shqiptare

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, ka nisur festimet e Javës së Europës me trashëgiminë kulturore shqiptare.

”Java e Europës 2018, Një udhëtim mes trashëgimisë kulturore dhe mrekullitë natyrore shqiptare! Bashkohu me ne dhe le të festojmë!”,-shkruhet në Twitter.

Xhiro me biçikleta përreth liqenit të Shkodrës, ka qenë aktiviteti që ka nisur këtë mëngjes festimet, ndërkohë që në Dropull, Mat, Mirditë e Prrenjas do të organizohet forumi “Fshati i BE-së”, në Tiranë do të ketë një koncert të madh në Sheshin “Skënderbej”, për Kinemanë e Europës.

Më pas në katër qytete, Vlorë, Berat, Gjirokastër e Belsh, do të ketë ekspozita, koncerte, aktivitete për fëmijë dhe të tjera evente.