Panair, shije e traditë, mjeshtrat e kuzhinës bëhen bashkë në Lezhë

Në Lezhë u mbajt festivali i parë i gastronomisë

Organizimi, që erdhi si  risi në prag të sezonit turistik bëri bashkë mjeshtrat e kuzhinës

Pjesmarrës: “Aktivitete të tilla janë shumë të rëndësishme për promovimin e produkteve të zonës, produktet e freskëta dhe për të zbuluar natyrën”

Pjesmarrës:”Po shohim çdo vit e më tepër turistë nga bota por edhe nga Shqipëria. Nga vendet e jugut që po vijnë drejt veriut dhe gjithë atë lëvizje nuk e bëjnë kot. Kjo tregon se diçka e gjejnë”

Festivali i Gastronomisë “Lezha gatuan” u vlerësua edhe nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Ai tha se projekti i lançuan për sponsorizimin e festave gjatë seonit turistik do të përfshijë dhe Lezhën.

Blendi Klosi: “Në këtë aktivitet i gjejmë të gjitha. I gjejmë të gjitha ato që na duhen për një sezon turistik të shkëlqyer, prandaj projekti që ne kemi lançuar për të sponsorizuar festat, të cilat do t’i ofrohen sezonit turistik, pa dyshim do të përfshijë edhe Lezhën edhe Shkodrën, veriun në përgjithësi, por natyrisht edhe zonat e tjera, kudo që do të ketë turistë.”

Kërkesën për mbështetjen e Ministrisë për aktivitete të tilla e përsëriti nën Kryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku

Alfrida Marku: “Duhen që projekte të tilla sikurse Lezha Gatuan të vlerësohen objektivisht, pasi jo më pak se java që lamë pas, ky projekt u skualifikua, në radhët e shumë projekteve të tilla

Festivali i gastronomisë “Lezha Gatuan” synohet të kthehet në traditë të pëvitshme, si një mënyre për të promovuar gatimet tradicionale të zonës

/Ora News