Koço Kokëdhima: Rama dhe PS janë të kapur nga mafia

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima i ftuar në emisionin “Opinion” nga Blendi Fevziu është shprehur se Partia Socialiste është një subjekt politik që tashmë është kapur nga mafia dhe krimi.

Ai hodhi akuza të ashpra ndaj Edi Ramës si njeriu që afroi në PS dhe nxiti njerëz që kanë rekorde të rrezikshme kriminale.

Kokëdhima deklaroi sot se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk meritonte as të futej në Parlament dhe jo të emërohej anëtar i kabinetit qeveritar.

Kreu i Zgjidhja tha se ai personalisht e kishte informuar Edi Ramën për gjithë problemet që kishte Tahiri me kanabisin dhe grupe të veçanta.

“Ja kam thënë Edi Ramës që të kishte kujdes me emërimet e disa personave me precedentë. Ja kam thënë më vete dhe në mbledhje partie. Por ai ishte i vetëdijshëm. Madje në mbledhjet e PS na i sillte si shembuj të suksesit në PS pikërisht këta emra që më pas u hoqën nga drejtësia”,- tha Kokëdhima.