E rëndë në Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu

Një 69-vjeçar në zonën e Kombinatit në Tiranë i ka dhëne fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën ‘Sokrat Mosko’ dhe viktima është E.B., 69 vjeç. Forca policie kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Në rrugën ‘Sokrat Mosko’, në banesë, është vetëvrarë me armë gjahu teke, shtetasi E.B., 69 vjeç. Në cilësinë e provës u bllokua arma e gjahut e ndryshkur dhe 1 gëzhojë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.