Vasili-Ramës: Formulari yt dhe sqarimi idiot i MSH

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me formularin që duhet të plotësojnë pacientët në qendrat shëndetësore.

Përmes një statusi në facebook, Vasili thotë se ky formular është i urdhëruar nga vetë kryeministri. ”Ky sqarim është kryevepra e injorancës tashmë dimensioni i vetëm identifikues i Ministrisë së Shëndetësisë, por një dimension ky që bashkëjeton shumë mirë me injorancën proverbiale të kryeministrit”,-shkruan Vasili.

Vasili poston se çfarë thuhet në portalin e-Albania për marrjen e kartës së shëndetit.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë, nr.307, datë 21.05.2014 për “Regjistrimin dhe Identifikimin e Personave të Siguruar nga Sigurimi i Detyrueshëm Shëndetësor”, identifikimi i personave të siguruar në skemën e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, bëhet me anë të kartës së shëndetit. Karta e shëndetit është dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë. Karta është personale, e patjetërsueshme dhe shpërndahet pa asnjë pagesë apo tarifë shërbimi”, thuhet në njoftimin e “e-Albania”.