Junajtid arrin akordin me yllin e Lacios, 90 milionë euro për “shpikjen” e Tares

Mançester Junajtid bën goditjen e parë të madhe në merkaton e verës. Mediat angleze shkruajnë se “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Milinkoviç-Saviç për shifrën e 90 milionë eurove.

Futbollisti serb i Lacios, i zbuluar nga Igli Tare, do të jetë elementi kyç që i bashkohet Junajtid, duke formuar një treshe fantastike së bashku me Matiç dhe Pogba.

Milinkoviç-Saviç ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Romë me bardhekaltrit, duke u shndërruar në objektivin kryesor të klubeve më të mëdha në Europë, duke përfshirë Bajern Mynih, Real Madrid, Çelsi, Juventus. Me shumë gjasa do të jetë blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e futbollit anglez.