Gjyqtari me tre qepje, reagojnë vlonjatet: Palaço, skenar për të na dënuar!

Sfida mes Flamurtarit dhe Vllaznisë ditën e djeshme është shoqëruar me shumë polemika. Pas ndeshje ka mbetur i lënduar anësori i takimit, Ilir Tartari i cili ka përfunduar në spital me tre të qepura në vetull.

Këtë gjë e kanë hedhur poshtë tifozët e Flamurtarit, të cilët kanë reaguar nëpërmjet një postimi në faqen e Facebookut që mban emrin e klubit vlonjat por që administrohet nga tifozët.

Në postimin e publikuar pak minuta më parë hidhet poshtë fjala që ka thënë Tartari i cili pretendon se është dhunuar. Tifozët kanë guxuar duke e quajtur palaço gjyqtarin anësor dhe specifikuar se ky është një skenar me qëllimin e vetëm që Flamurtari të dënohet.

“Vendos nje fasho mbi sy dhe pretendon dhunë e të qepura ky palaco, por e gjitha kjo nuk është asgjë tjetër vetem një skenar për të prodhuar dhunë e me pas alibi për të dënuar Flamurtarin. Ka Zot! Askush nuk ia ka dalë me padrejtësi as do t’ia dali në këtë jetë”.