E pabesueshme/ Barça kalon në avantazh edhe pse është me 10 lojtarë (VIDEO)

Ka nisur me ritëm të shfrenuar pjesa e dytë mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Bluagranët edhe pse më një lojtarë më pak në fushën e lojës kanë shënuar golin e avantazhit (2-1).

Në minutën e 52-të, pas një kundërsulmi, Lionel Mesi ka arritur që të mposhtë portierin Navas. Ky është goli i 33 në këtë sezon për yllin argjentinas. /Koha Jonë/