De Laurentis: Juvja e meriton titullin, ne na mbaroi “karburanti”

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka përgëzuar rivalët e Juventusit në një intervistë për “Gazzeta dello Sport”. Numri një i të kaltërve e ka pranuar se skuadrës së tij, i ka mbaruar “karburanti” në fundin e sezonit.

“Interi e humbi atë ndeshje për faj të Spalettit. Juventusi nuk ka vjedhur asgjë. VAR ka qenë herë pro e herë kundra, ndaj nuk ka të bëjë me këtë gjë. Juventus u tregua më e saktë në pjesën e dytë të kampionatit. detyruam ta nisnim më herët grumbullimin këtë sezon, pasi luanim në play off të Champions League. Kjo bëri që karburanti të mbarojë që në prill.

Ishim në krye të kampionatit për 24 javë, madje ishim edhe 17 pikë avantazh ndaj vendit të tretë. Duhej të kishte lënë pushim disa lojtarë dhe aktivizuar disa të tjerë më shumë, për të qenë më të freskët fizikisht në këtë fundsezon. Por kjo nuk ndodhi. Kur u dëmtua Gulam zbuluam se Mario Rui është një lojtar i madh, por si ky rast mund të kishim edhe të tjerë”, ka thënë De Laurentis duke thumbuar edhe Sarrin.