Ky është sekreti i vetëm për gjumin dhe zgjimin ideal

Nëse dëshironi të mos keni probleme me gjumin, atëherë duhet ta filloni një aktivitet pas pune.

Sipas një studimi të ri, mosgjetja e kohës për ta pushuar mendjen nga puna është gjëja e cila na ndalon të flemë mirë.

I publikuar në ‘American Psychological Association’s Journal of Occupational Health’, hulumtimi ka konstatuar se një pushim pas pune dhe kryerja e ndonjë aktiviteti është çelësi për gjumë të mirë.

Kjo mund të jetë diçka e vështirë nëse keni fëmijë apo punoni në dy vende, por për një gjumë të thellë e kualitativ është e domosdoshme ta qetësoni mendjen.

Prandaj ata rekomandojnë që pas pune të pushoni mendërisht dhe të merreni me ndonjë aktivitet, siç është vrapi apo thjesht të takoheni me miqtë për kafe.