Harry-Meghan: 1.200 qytetarë të thjeshtë të ftuar në dasëm, por me “bukën me vete”

Janë plot 1.200 shtetas britanikë të cilët do të kenë nderin të marrin pjesë në dasmën e vitit mes princit Harry dhe Megan Markle.

Për t’u pranuar brenda mureve të Kështjellës Windsor më 19 Maj, bëhet një përzgjedhje nga një nëntoger i përgjithshëm i pallatit dhe të ftuarit duhet të jenë punonjës të shoqatave humanitare apo punonjës të familjes.

Por, të ftuarve i duhet që drekën ta marrin me vete.

Meghan dhe Harry, ndryshe nga Kate dhe William, kanë preferuar ta festojnë dasmën e tyre me njerëzit e thjeshtë të cilët do kenë fatin të shohin çiftin duke sfiluar në karrocë.

Pallati  Kensington konfirmon vendimin e çiftit për të përfshirë publikun e thjeshtë për një “ditë të këndshme dhe të gëzueshme.”

Konkretisht, do të jenë 200 operatorë nga shoqatat humanitare dhe organizatash të ndryshme që çifti i ka mbështetur vazhdimisht; 100 nxënës të shkollave vendase, 610 vetë të cilët jetojnë e pnojnë në Kështjellën Windsor, 530 nëpunës të shtëpisë mbretërore.

Fatkeqësisht, ata nuk mund të marrin pjesë në ceremonitë më intime, siç është banketi i organizuar për të ftuarit më të “ngushtë”!

Në  fakt, të 1.200 fatlumët që morën ftesën për eventin (por jo për festën) u këshilluan të marrin ushqimin me vete, duke qenë se nuk do të ketë mundësi të marrin pak “ushqim mbretëror”.