Basha homazhe në Varrezat e Dëshmorëve flet për sherrin mes demokratëve e komunistëve

Kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe deputetët e PD-së kanë nisur homazhet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e 5 Majit.

Pak minuta më parë disa përfaqësues të Partisë Demokratike u përleshën fizikisht me përfaqësues të Partisë Komuniste që kishin shkuar tek Varrezat e Dëshmorëve për t’i nderuar me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha.

I pyetur nga gazetarët pasi bëri nderimet përkatëse, kreu i PD-së Lulzim Basha u tregua i prerë, duke thënë se Partia Demokratike ishte e angazhuar për të çuar në Kuvend një pr/ligj për ndalimin dhe dënimin e ekspozimit në çdo formë të simboleve të regjimit komunist.

“PD është e angazhuar të çojë në parlament ligjin për heqjen e simboleve të komunizmit. Kurrë më nuk do pranojmë kthimin e së shkuarës, kjo do nisë me portretin e gjakatarit Enver Hoxha”,- tha ai.