5 Maji, Rrokaj: Ëndërra për Shqipëri europiane të bëhet realitet

Krerët më të lartë të shtetit, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” gjatë kësaj të shtune, teksa përkujtohen dëshmorët e Atdheut. Ceremoni të ngjashme janë organizohen sot në të gjithë vendin.

Nga Vlora, deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Vlorë, ku u shpreh se vepra e Dëshmorëve, vlen të merret si misionin që ka forca politike përballë qytetarëve shqiptarë.

Nga ana tjetër, deputeti i LSI-së, thotë se ëndërra e tyre për një Shqipëri Europiane, të bëhet realitet sot përmes sakrificës.

”Sot isha në Vlorë për ditën e 5 Majit, së bashku me një grup anëtarësh të KDK-së për të nderuar veprën e Dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut, si dhe për të reflektuar për misionin që ka forca jonë politike, përballë qytetarëve shqiptarë. Dëshmorët bënë sakrificën sublime me gjakun e tyre, kurse ne duhet të sakrifikojmë që ëndrra e tyre për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri europianiste, të bëhet realitet”,-shkruan Rrokaj.