Arrestohet Tahiri? Ditmir Bushati: Kemi qenë miq, por…

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europës, Ditmir Bushati, i ftuar në emisionin ”Zonë e Lirë”, i pyetur për dorëzimin e mandatit nga Saimir Tahiri, është shprehur se shpreson që të zbardhet sa më shpejt e vërteta. Ai thotë se kanë qenë miq, por shpreson që Tahiri të dalë faqe bardhë.

”Nuk ka pikën e diskutimit, në planin njerëzor, aq më tepër kur kemi qenë miq. Unë uroj që drejtësia të thotë sa më shpejtë fjalën. Nuk më takon mua të shprehem për këtë ngjarje. Uroj së Saimiri të dalë faqebardhë nga kjo histori. Është hera e parë që politikan kaq i rëndësishëm të lërë mandatin e deputetit. Natyrisht është një akt shumë kurajoz, nuk e kemi parë asnjë rast kështu deri tani”,-thotë ministri i jashtëm.

I pyetur nga Çani nëse Tahiri do të arrestohet, Bushati u përgjigjet se: ”Nuk mund të arrestohet nëse nuk ka prova të qenësishme”,-tha Bushati.