Tahiri la mandatin, vjen reagimi i parë nga një zyrtar i qeverisë: Akt parimor

Pas lënies së mandatit nga Saimir Tahiri ka ardhur dhe  reagimi i parë nga një zyrtar i qeverisë.

Ka qenë Petro Koçi, zëvendës ministër i Mbrojtjes ai që ka bërë një reagim në Facebook, duke përshëndetur këtë akt të ish-ministrit të Brendshëm.

Koçi në reagimin e tij në rrjetet sociale, shkruan se ky është një akt që duhet të jetë shembull për të gjithë.

“Akti parimor i Saimir Tahirit, shembulli që duhet të kishte ndjekur Basha ku u akuza për Rrugën e Kombit!”, ka shkruar Petro Koçi.

petro koci