Shkoi të festonte me tifozët, Henderson i ndërpret festën portierit Karius (VIDEO)

Liverpuli siguroi një biletë për në finalen e UEFA Champions League, edhe pse u mposht me rezultatin 4-2 nga Roma, në “Olimpico”. Në kryeqytetit italian kishin udhëtuar edhe disa tifozë anglezë, ndërsa pas mbarimit të ndeshjes, futbollistët e Liverpulit u afruan të festojnë me tifozët dhe të duartrokasin ata për mbështetjen gjatë 90-minutave.

Kapiteni i të kuqve, Jordan Henderson i ka ndërprerë festën portierit Loris Karius. Mesfushori është afruar te gjermani 24-vjeçar dhe i ka kërkuar llogari për një veprim të nxituar të këtij të fundit në minutat e fundit të takimit, kur në një moment largoi topin me kokë, në vend që ta zotëronte me dorë, pasi ishte brenda zonës.