Frikë nga arrestimi? Tahiri: Çmimi i së vërtetës…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me dorëheqjen nga mandati i deputetit, ka shkaktuar furtunë në politikë. Në studion e “Të Paekspozuarit” në Top Channel, Tahiri po rrëfen atë që ai e cilëson si të vërtetën e tij.

I pyetur nga Ylli Rakipi nëse kishte frikë nga arrestimi, Tahiri e mohoi një gjë të tillë.

”Nuk më shqetëson fare se farë pasoje më vjen nga cilido institucion i shtetit tani e tutje, unë jam i bindur për të vërtetat e mia. Për mua çmimi i lirë dhe të vërtetës është më i rëndësishëm”,-tha Tahiri.