Taksa në Rrugën e Kombit, Gjiknuri: Qytetarët e Kukësit do paguajnë tarifë të papërfillshme

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha në “Ora News” se qytetarë te Kukësit do të paguajnë tarifë për Rrugën e Kombit, por ajo do të jetë e reduktuar dhe e papërfillshme.

Intervista

Tare: Çfarë po ndodh me negociatat për Rrugën e Kombit?

Gjiknuri: Po diskutojmë me koncesionarin e rrugës së Kombit. Kemi zgjedhur disa modele të tjera ekonomike duke marrë parasysh uljen drastike për kuksianët.

Tare: A ka vullnet koncesionari për të negociuar?

Gjiknuri: Patjetër që ka shprehur vullnet dhe ne po shohim si do të funksionojë kjo skemë, kush janë kategoritë që mund të përfitojë dhe si do të administrohet, që mos kthehet në abzuim. Jemi duke negociuar dhe shumë shpejt do bëhet publike dhe me të interesuarit në Kukës do të diskutohen tarifat e reja.

Tare: A gabuat me tarifën 5 euro?

Gjiknuri: Këtu ka pasur një apologji publike, mbase në kohën kur është bërë ky koncesion  duhet të ishte analizuar më mirë impakti social. Megjithëse intervista janë kryer atëhere. Janë bërë edhe sondazhe atëherë që tregonte se pjesa më e madhe e përdoruesve të rrugës ishin gati të paguanin. Mbase ky proces duhet të ishte bërë më mirë në kohën e duhur dhe patjetër që kjo përgjegjësi transferohet tek të gjithë ne. Por që duhej të ishte menduar më mirë impakti social për atë zonë dhe mbase mund të ishte parashikuar masa të tjera në kontratë, gjë që unë pavarësisht se e administroj atë kontratë nuk kam qenë hartuesi dhe as negociatori, kam gjetur një kontratë të nënshkruar.

Tare: Aktualisht që po rinegociohet kontrata, a ka një rakordim, po bisedoni edhe me Kosovën?

Gjiknuri: Jo nuk po bisedojmë me Kosovën, do bëjmë shumë shpejt edhe takime me biznese të interesuara nga Kosova.

Tare: Se nëse e vënë edhe ata tarifën 10 euro na rroftë bashkimi i kombit…

Gjiknuri: Në të gjithë botën rrugët janë me tarifë dhe këtu nuk ka përjashtim Shqipëria

Tare: Me tarifa dhe me tarifa të pjesshme, e paguajnë aq aks sa përdor, ske pse paguan për 200 km nëse përdor 10 km.

Gjiknuri: Nuk maten ashtu

Tare: Në vendet ku po udhëtojmë  në vendet fqinje ashtu maten

Gjiknuri: Dhe në vendet fqinje po të shkosh në Maqedoni për cdo segment do paguash

Tare: Po të shkosh në Greqi

Gjiknuri: Edhe në Greqi do paguash për cdo segment

Tare: Për segmentin pra

Gjiknuri: Ky segment është, pra nga tuneli i Kalimashit deri në Rrëshen ska segment tjetër.Ajo që po them unë është se përjashtimet që po bëjnë janë për popullin kuksian. Nuk po i bëjmë për gjithë përdoruesit.  Sepse këtë risk duhet  ta marrë shteti.

Tare: Kanë mbetur edhe rreth 1 muaj nga 60 ditët që tha kryeministri Rama  për të negociuar dhe për të bërë transaprencë për tarifën, qarkulloi një shifër 1.5 euro që  do paguajnë banorët e zonës, e konfirmoni këtë shifer?

Gjiknuri: Nuk konfirmoj asgjë pa u mbyllur negociatat

Tare:  Po do të paguajnë tarifë banorët e zonës, sepse ata janë shprehur se nuk duan të paguajnë?

Gjiknuri: Duhet të paguajnë tarifë, një tarfië modeste e reduktuar drastikisht do të aplikohet për qytetarët e Kukësit. Transporti publik nuk do të ketë asnjë impakt tek biletat e pasagjerëve pasi ato linjë të lincensuara do të krijonë përjashtimet e nevojshme. Kështu që impakti te shtresat me gjendje jo të mirë ekonomike do të jetë i papërfillshme