Qindra foshnje vajza gjenden të vdekura në plehra, në këtë vend prindërit preferojnë djemtë

Qindra vajza të porsalindura janë gjetur të hedhura në grumbujt e plehrave në Pakistan gjatë vitit të kaluar mes një preference kulturore për djemtë.

Në Karaçi, qyteti më i populluar i Pakistanit, janë gjetur gjithsej 345 foshnja, nga fillimi i vitit 2017, ku 99 për qind e tyre ishin vajza, sipas raporteve lokale.

Në një rast të tmerrshëm, një katërvjeçare u gjet e vdekur me prerje fyti.

Një e porsalindur tjetër u la në derën e një xhamie, e cila u vra me gurë pasi një klerik pretendoi se ishte një ‘fëmijë i paligjshëm’, njoftoi një shoqatë bamirëse. Pavarësisht vendimit të klerikut, feja Islame e ndalon rreptësisht këtë praktikë, duke mos bërë dallim midis vajzave dhe djemve.

Aktivistët e Fondacionit të Mirëqenies Chhipa thanë se kishin ndodhur 93 raste të tilla në Karaçi me 70 në 2017 dhe 23 këtë vit.

Heqja e foshnjave është një vepër penale në Pakistan dhe policia thotë se varfëria dhe analfabetizmi janë shkaqe rrënjësore, thotë raporti.