NATO e vjetër! Macron po krijon aleancë ushtarake me 10 shtete

Presidenti i francëz, Emmanuel Macron, pritet të bashkojë 10 vende muajin e ardhshëm, për të krijuar një aleancë të madhe ushtarake europiane.

Ministrat e mbrojtjes të Francës, Britanisë, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Holandës, Belgjikës, Portugalisë, Danimarkës dhe Estonisë do nënshkruajnë një letër në Paris në muajin qershor, ku do zotohen të bashkojnë strategjitë dhe të punojnë për të bashkërenduar forcat për operacionet e ardhshme.

Dhe sipas planit, NATO-ja do qëndrojë jashtë, por nuk do ketë shkrirje. Kryeministrja britanike Theresa May e mbështet qetësisht iniciativën për një bashkim franko-britanik në Akademinë ushtarake, por nuk dha OK përfundimtare.

Zyrtarët francezë thonë se iniciativa e Macron nuk ka të bëjë me krijimin e grupeve të reja luftarake, por më shumë për përgatitjen për situata të mundshme krize në Europë të cilat më pas mund të kërkojnë veprim ushtarak.