“Do investojmë në infrastrukturë”, Nishani “i sulet” Ramës: Tallëse!

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se qeveria do të bënte investime në infrastrukturë.

Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare ne rrjetin social “Facebook”, Bujar Nishani ironizoi kreun e qeverisë, ndërsa e cilësoi tallës fjalimin e Ramës. Nishani tha se shqiptarët nuk do pranojnë më gënjeshtra.

“Tallëse! Pas 5 vitesh qeverisje Kryeministri i Shqipërisë tregon se çfarë do të bëjë në 5 vitet e ardhshme për infrastrukturën. Asgjë të thotë çfarë është bërë në 5 vite. Asnjë rrugë e re nacionale. Asnjë rrugë e re lokale. Asnjë spital i ri. Asnjë shkollë e re. Vazhdon e njëjta çfaqje. Video me cartoons por asnjë projekt real i vënë në shërbim të njerëzve. Nuk pranojmë më gënjeshtra!”, tha Nishani.