“6 sy dhe një dorë”, tërbohen në Gjermani: Si nuk e panë gjyqtarët? (VIDEO)

Të gjitha gazetat gjermane kanë komentuar eliminimin e Bajernit në gjysmëfinale. “Bild” ka qenë më i ashpër, teksa ka kërkuar shpjegime përse gjyqtarët nuk dhanë penallti në momentin e prekjes së topit me dorë nga Marselo pas një krosimi të Kimish.

“Si gjyqtarët nuk mund ta shihnin këtë”,  pyet gazeta “Bild” në faqen e saj të parë dhe shton një koment ironik: “Gjashtë sy dhe një dorë”! Gjatë lojës ka pasur disa momente, që kanë ngritur polemika, por rasti i prekjes me dorë të Marselos, afër përfundimit të pjesës së parë, ishte më fatali.