Timberlake pranon se ka qenë në lidhje me njërën prej “Spice Girls”, kush është ajo?

Justin Timberlake ka pranuar se ka qenë në lidhje me njërën prej pjesëtareve të dikurshme të “Spice Girls”.

Këngëtari ishte skuqur është detyruar ta bëjë këtë pohim, gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Ellen DeGeneres.

37-vjeçari ishte së bashku me pjesëtarët e grupit “NSYNC” për të bërë një lojë në kuadër të emisionit, kur tregoi një prej sekreteve të tij.

Loja titullohej “Asnjëherë nuk kam”, ndërsa kur Ellen tha: “Asnjëherë nuk kam qenë në lidhje me një prej vajzave të ‘Spice Girls’”, Justin refuzoi ta mohonte këtë pohim.

Të gjithë anëtarët tjerë “NSYNC” mohuan të kishin pasur lidhje me ndonjërën prej vajzave të grupit të famshëm, por jo edhe Timberlake që rrinte i heshtur.

Me ndihmën e Ellen, ylli i muzikës pop (i cili është në i martuar me Jessica Biel) e konfirmoi se ka qenë në lidhje me njërën prej anëtareve të “Spice Girls”, shkruan tg.

Megjithatë, ai nuk tregoi se me cilën prej vajzave të grupit britanik ka qenë në lidhje. Melanie Brown, Melanie Chisholm, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe Victoria Beckham, kanë qenë anëtaret e grupit të vajzave “Spice Girls”.