Valter Memishaj: Fjalor historik për shqipen, që nga “Meshari” deri më sot

Fjalori historik i shqipes, është një nga projektet që Departamenti i Gjuhës Shqipe në Universitetin e Mynihut në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë në Shqipëri ka në plan të sjellë në lëmin e shqipes. Fjalori, do të pasqyrojë lëndën leksikore që nga “Meshari” i Gjon Buzukut deri në fillim të shekullit XX.

Shqipja ka nevojë për një fjalor historik, ka punuar profesor Kol Ashta të autorëve të vjetër, është në projekt me departamentin e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Mynihut ku punon profesor Bardhyl Demiraj dhe në bashkëpunim me institutin tonë do hartohet fjalori historik i shqipes. Çdo të thotë një fjalor historik dhe hetimologjik?

 Fjalori hetimologjik kërkon burimin e fjalës, ndërsa ai historik ka të bëjë me çastin kur ka hyrë fjala në përdorim, ose regjistrimi i fjalës.

Ky fjalor do të filloj të pasqyrojë lëndën leksikore që nga “Meshari” i Gjon Buzukut deri në fillim të shekullit XX, prandaj quhet edhe fjalor hisorikë.

Ky ka rëndësi të jashtëzakonshme për arsye se shikon se si është pasqyruar shqipja, se cilat fjalë kanë pasur dënduri të madhe, të cilës sferë duke u kushtëzuar edhe nga veprat.

Kur ka lindur dhe kur është pasuruar leksiku detyrorë i shqipes, leksiku që lidhet me botën kulturore, mentale me botën etj“, u shpreh Valter Memisha, drejtor Institutit të Gjuhësisë.

Vetëm pak kohë më parë, botimeve për gjuhën shqipe i është shtuar Fjalori Etimologjik i Shqipes nga Kolec Topalli, por ende gjuhës sonë i mungon një fjalor historik i këtyre përmasave.

“Tema TV”