Sherr me armë në Elbasan, ndërhyn policia, largohet autori

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me armë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kala” të këtij qyteti, ku dy të rinj janë konfliktuar mes tyre.

Në njoftimin e policië thuhet se: “Grupi hetimor ka konstatuar se shtetasi E.S., 31 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht si dhe ka kanosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin A.H, 24 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”.

Shtetasi E.S., që dyshohet se kishte dhe armën e zjarrit tip Pistoletë,  sapo ka parë policinë është larguar me shpejtësi.

Nga ana e policisë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe  për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve të zjarrit”.