Banorët e Dukagjinit në protestë: Të na rregullohet rruga

Banorë dhe shoferë të Dukagjinit protestojnë përpara bashkisë Shkodër, kërkojnë takim me kryetaren e bashkisë Voltana Ademin. Protestuesit kërkojnë rregullimin e rrugës së Dukagjinit, ato kërcënojnë me bllokim të rrugës nese nuk do të ketë një ndërhyrje nga ana e autoritetve përkatëse për të rregulluar rrugën e cila është e amortizuar.

Banorët janë shprehur të revoltuar se nese nuk ka zgjidhje brenda një jave ato nuk do të vazhdojnë punën, në këtë mënyrë do të bllokohet e gjithë lëvizja në zonë, arsimi, shëndetësi dhe më gjërë.