E vërteta e videos-s që bëri xhiron në internet, ja çfarë i tha gjyqtari i katërt Orsatos (VIDEO)

Një video ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale, teksa të shumta kanë qenë mediat që kanë publikuar një lajm se arbitri i katërt, Paolo Taliavento në duelin ndaj Interit kishte thënë një frazë që mund të hapte një skandal.

Gjyqtari i katërt pas golit të parë të bardhezinjve ka komunikuar në mikrofon teksa në media është përfolur se ka thënë frazën: “fitojmë në shtesë tani”. Realisht sipas “Sky Sport Italia” dhe siç shihet edhe nga pamjet fraza që ai ka përdorur është “Sa minuta do të rikuperojmë?”.

Biseda ka ndodhur sepse ndeshja kishte dhe pak për të shkuar në kohën shtesë. /Koha Jonë/