Ze Maria konfirmon: Qëndroj dhe një vit te Tirana, nëse do të shihja paratë …

Teknik si të gjithë brazilianët dhe taktik si italianët. Me një personalitet të spikatu. Trajneri i Tiranës, Ze Maria, ish-lojtar i Intrit, ka folur për “FcInterNeës’ për ndeshjen e sotme me Juventusin, por edhe për planet e së ardhmes së tij.

“Ishte një vit i qetë për mënyrën si shkuan gjërat. Të fitosh nuk është asnjëherë e lehtë, aq më shumë kur kundërshtarët, duke ditur se po luajnë me një skuadër shumë të rëndësishme, japin gjithmonë maksimumin . Por u treguam të zotët.

Kam ndjekur para se të nisja karrierën si trajner punën e emrave të njohur si Mançini, Mourinjo, Zeman, Ançeloti dhe Luis Enrique. Kam mësuar shumë prej tyre, janë mjeshtër të futbollit. Mund të shohësh këdo, por kur zbret në fushë duhet të japësh atë që ke ti, atë që ke në ADN. Deri tani gjithçka ka shkuar mirë.

Në Rumani, nëse presidenti do të ishte serioz, situata do të ishte ndryshe. Një miku im thotë: ‘me pak para mund të bësh gjëra pozitive në futboll. Pa to, është e pamundur’. Projekti ishte i njëjtë gati me këtë në Shqipëri. Por, duke mos marrë rrogat, gjithçka komplikohet. Këtë vit në Shqipëri kemi fituar Superkupën ndaj ekipit kampion, përveçse u ngjitëm në elitë. Nga të gjitha përvojat kam mësuar diçka. Më pëlqejnë sfidat dhe nuk jam trajner për paratë, sepse në të kundërt do të kisha shkuar në lindje.

Nuk kam ofertë nga Italia. Sezonin e ardhshëm, me shumë mundësi do të jetë sërish te Tirana, por objektivi më pas është që të drejtoj një skuadër në Europa League ose në Champions.

Inter-Juve? Do të jetë një ndeshje e vështirë për zikaltërit që synojnë të kualifikohen në Champions. Juventus ndërkohë nuk mund as që të barazojë, pasi rrezikojnë që të kalohen nga Napoli. Shpresoj që të jetë një ndeshje e hapur, edhe pse nuk e fsheh që bëj tifo për Interin. Kanë një të kaluar të ndritur, dhe shpresoj që të kthehen sa më parë në Europë”, ka thënë Ze Maria”, ka thënë Ze Maria.