PS, Bushati: Për të ardhur keq, opozita nuk është në garë politike me mazhorancën

Deputeti i PS, Ervin Bushati i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, tha se opozita nuk ka një alternativë dhe si e tillë ajo nuk është na garë politike me mazhorancën.

Deputeti socialist u shpreh se PD i ka humbur parimet e saj si partië e djathtë.

Ervin Bushati: Është për të ardhur keq, por opozita nuk është në garë politike me mazhorancën, do të ishte më mirë të ishte në garë politike dhe të thoshte si do bëhej më mirë. Por kemi një opozitë që i ka abandonuar, tradhtuar gjithë parimet e veta, të një krahu të djathtë për PD, apo të një krahu të majtë për LSI dhe thjesht hidhen dhe kthejnë negativisht çdo gjë që diskutohet në shoqëri.

PD si parti e djathtë që duhet të ishte është kundër taksave, kundër tarifave njësoj si të ishte në kohën e diktaturës komuniste. Në këtë këndvështrim ne do të ishim shumë më pak efektivë në drejtimin e punëve të shtetit nëse do mateshim thjesht me opozitën. Ne nuk e kemi garën me opozitën, e kemi garën me varfërinë dhe gjithcka që nuk shkon mirë.