Gylseren pranon e penduar botox-in, por ka zbuluar një sekret tjetër bukurie

Aktorja 42-vjeçare u vu në qendër të mediave turke pak kohë më parë për pamjen fizike të ndryshuar pas botox-it. Edhe pse kishte deklaruar se kujdesej rregullisht për veten me produkte natyrale, Nurgul Ye?ilçay e pati të vështirë t’i bindte fansat për këtë pas disa fotove ku dukej në fytyrë më e fryrë se zakonisht, aq sa të gjithë u bindën se Gylseren sapo i ishte nënshtruar një botox-i.

Megjithatë, sekreti është zbuluar. Vetë aktorja, siç shkruajnë mediat turke, ka pranuar se i është nënshtruar një botox-i për të përmirësuar pamjen, por është penduar për këtë. Me sa duket, rezultati nuk ka qenë ai që pritej, ndaj edhe 42-vjeçarja ka vendosur të heqë dorë.

Këtë herë, Gylseren është fokusuar më shumë te produktet natyrale për të mbajtur lëkurën gjithmonë të freskët. Duke e pranuar hapur se nuk do të bëjë më asnjë ndërhyrje në fytyrë, Nurgul zbuloi se ka filluar të përdorë një lloj kremi natyral me përbërje nga mëlçia e peshkaqenëve. Siç tha ajo, për një kohë shumë të shkurtër, rezultati ka qenë mjaft pozitiv, aq sa jo vetëm i ka eliminuar shenjat e moshës, por edhe i ka dhënë lëkurës së saj freski dhe rigjenerim.