Fansat e urojnë ta gëzosh, Luana Vjollca tregon blerjen e çmendur

Ndonëse, në horizont nuk ka ende diçka konkrete, ajo thotë se është duke punuar rreth një projekti të ri shumë interesant. Pas “Shiko kush Luan” është momenti që prezantuesen e njohur ta shohim në një tjetër angazhim, që me gjasë do të ketë sukses me të njëjtat përmasa me gjithë emisionet që ajo ka moderuar në Top Channel deri tani.

Por, herë pas here Luana Vjollca bëhet protagoniste edhe me shfaqjet saj virtuale, kryesisht në instagram, ku ajo ndan me të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj momente nga përditshmëria, stili i jetës, personat më të rëndësishëm që janë me të gjatë gjithë kohës, etj. Ditën e djeshme, ajo ka postuar një foto ku duket një super yll. E veshur me një fustan të shkurtër, në ngjyrë të zezë dhe prej materiali dantellë, që i zbulon këmbët e tonifikuara dhe hiret e saj fizike.

Image