Diplomaci e re, ajo e zbokthit…

Presidenti amerikan, Donald Trump është mjeshtër i mesazheve të koduara. Duke qëndruar pranë Presidentit Francez, Emmanuel Macron, Trump iu tha gazetarëve: ”Zoti president, të gjithë pyesin se çfarë marrëdhënie kemi! Dhe më pas afrohet dhe i thotë, do ti heq pak zbokthin këtu tek xhaketa, duhet të duket i përsosur, ai është i përsosur”.

Atë natë, prezantuesi televiziv Stephen Colbert e hapi emisionin duke thënë: “Zoti President, Macron është ende duke qëndruar pranë jush, duke qeshur. Por kjo nuk është zbokth, është kokainë”. Ndërsa shumë amerikanë i rrotullonin sytë tek Trump, jo më pak e habitshme ishte përgjigja e përkryer e Macron. 40-vjeçari u përgjigj duke mos folur, por duke qeshur në mënyrë të këndshme.

Mesa duket Trump sillet mirë me presidentët e fortë, burra të fuqishëm, e ndërsa me gratë, si Theresa May dhe Merkel sillet ndryshe, pasi të dyja udhëheqin vende që kanë kaluar vështirësi dhe kështu lenë një shenjë dobësie në sytë e presidentit amerikanë.. ose nuk kënaqin egon e tij.

Eksperti i interpretimit të gjesteve Christopher Ulrich thotë se këto shkëmbime janë domethënëse: ”Është një marrëdhënie që diktohet edhe nga një balancë autoriteti. Të dy përpiqen të dominojnë njëri-tjetrin. Shihet në shtrëngimin e duarve që zgjat 18 sekonda dhe që ka ndodhur edhe më parë”.

Historiani Matt Dallek thotë se si zoti Trump, ashtu edhe zoti Macron përfitojnë disi nga kjo marrëdhënie: ”E dimë se për Presidentin Trump shërben për t’i fuqizuar figurën si udhëheqës, i jep vetëdijen se mund të qëndrojë në skenën globale përkrah këtij udhëheqësi të ri, simpatik të Francës”.