Alegri: Sherri në dhomat e zhveshjes? Janë të gjitha të pabaza, me Interin …

I qetë, por mbi të gjitha me besim. Masimiliano Alegri nuk ka frikë që Juventusi të bjerë në një seri rezultatesh negative, as edhe nga zërat e shumë në dhomat e zhveshjeve, apo kontestimet e tifozerisë.

“Nuk është momenti më i vështirë që kur kam ardhur këtu, pasi në fillim kur mbërrita ishte më keq. Duhet të mendojmë vetëm për të luajtur dhe për të fituar. Tifozët janë të zhgënjyer dhe na kërkojnë të japim maksimumin në këtë fund të sezonit. Ne duhet ta kalojmë qetësisht këtë situatë, duke krijuar të gjitha kushtet për të bërë mirë. Flitet në media për përplasje mes lojtarëve e tifozëve, apo mes lojtarëve dhe mua si trajner, por të gjitha këto të pabaza.

Do të luajmë Derbin e Italisë në një stadium të bukur, ndaj një skuadre që ka pësuar vetëm dy gola në 9 ndeshjet e fundit. Unë mendoj se titulli nuk do të vendoset të dielën. Kohët e fundit kemi pësuar shumë gola në minutën e fundit, për këtë duhet të jemi të kujdesshëm. I kam të gjithë në dispozicion në përjashtim të Sturaros, De Shilios dhe Kielinit, i cili e ka mbyllur sezonin. Bernandeski është mirë”, ka thënë Alegrin në daljen për mediat.