Paguesi, në muret e qelisë shkruante emrin e Cukut

Vrasja e ish-kryekomisarit, Artan Cuku, para një viti është kryer për shkak të detyrës. ai kishte marrë edhe një kërcënim për jetën, në kohën kur drejtonte Policinë e Vlorës.

Kërcënim që i erdhi për shkak të rihapjes së një dosjeje të vjetër, që solli arrestime të tjera. Personi që u arrestua në vitin 2012 pas vrasjes së Amarildo Delajt, ishte Bledar Jambelli. E pas arrestimit për këtë vrasje, gjatë një operacioni që u drejtua nga vetë Cuku, u gjetën prova të reja që e përfshinin Jambellin edhe në dy vrasje të ndodhura në vitin 2006.

Kërcënimet vazhduan edhe pasi Jambelli u izolua në një qeli në Burgun e Rrogozhinës. Madje, në lidhje me këtë rast ai u mor në pyetje në ambientet e burgut nga oficerët e Krimeve të Rënda. Emri i Artan Cukut ishte shkruar me dhjetëra herë në muret e qelisë. Por shkrimet në mure nuk u fotografuan.