Vettingu në Polici, 10% e punjonjësve kanë dorëzuar formularët

Data 5 maj, për uniformat blu është afati i fundit për të dorëzuar 3 formularët në kuadër të Vettingut në Policinë e Shtetit. Por deri më tani shifrat flasin për 10% të dorëzimit, nga 13 mijë punonjës që shërbejnë në policisë e shtetit.

Sipas kreut të sindikatës së punonjëseve të policisë, pritet që të largohen edhe shumë punonjës të cilët kanë mbushur moshën 47-vjeç, pasi përfitojnë pensionin suplementar.

”Deklarata mund të jetë 10% e efektivëve. Ne parashikojmë që deri më datën 30 të largohen me kërkesë të tyre deri 15% e punënonjsve. Pjesa më e madhe me moshë mbi 47-vjeç që përfitojnë pensionin suplementar”,-tha Sadedin Fishta, Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë.

Rasti i vetëvrasjes së policit të Fier, ku babai i të ndjerit u shpreh se akti erdhi nga presioni i Vettingut, Fishta thekson se është përgjegjësi kolektive e institucionit. ”Vettingu është pjesë që e ka çuar në ekstrem gjendjen e tij psikologjike. Kjo është përgjegjësi kolektive e institucionit, shtetit e jona që ne duhet t’i trajtojmë punonjëist epolicisë me dinjitet”.

Aktualisht janë larguar nga radhët e policisë rreth 300 efektivë, ku Tirana mban numrin numrin më të lartë me 70 të dorëhequr. ”300 punonjës policie që të largohen vetë, në qarkun e Shkodrës janë 20 numri i personave që kanë bërë kërkesë në Tiranë 75, në qarqet e tjera sidomos në Jug ka edhe më tepër”.