U dëmtua rëndë ndaj Romës, ylli i Liverpulit humbet dhe Kupën e Botës

Fitorja spektakolare e Liverpulit 5-2 ndaj Romës, ka lënë edhe pasoja. Mesfushori anglez, Oklade-Chamberlain la fushën e lojës gjatë pjesës së parë, pas një dëmtimi të rëndë, teksa sot u kryen edhe analizat e para për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Mesfushori ka dëmtuar rëndë ligamentet e gjurit të djathtë dhe tashmë sezoni mund të quhet i përfunduar për të. Gjithsesi, nuk mbaron me kaq, pasi mjekët thonë se Çamberlain nuk do të mund të marrë pjesë as në Botërorit “Rusi 2018”, me Anglinë. Ky është një lajm i keq për trajnerin Sauthgejt të Anglisë, i cili duhet ta bëjë pa një element të rëndësishëm në Botëror.