Sulmoi barbarisht me kaçavidë gruan, shqiptari arrestohet pas dy vitesh arrati

Pas dy vitesh në arrati, ka përfunduar “aventura” e një 26-vjeçari shqiptar nga Kosova, i cili sulmoi barbarisht gruan e tij me kaçavidë. Ngjarja e rëndë ndodhi në 22 dhjetor të 2016 në Solothurn të Zvicrës në autostradën A2. Fill pas krimit, kosovari u arratis drejt Francës.

I riu qëlloi disa herë me kaçavidë, në qafë dhe pjesën e gjoksit gruan, e cila mundi fatmirësish t’i shpëtonte sulmit të rëndë. Teksa ai tërheqtë viktimën në drejtim të zonës së parkimit, ajo mundi t’i shpëtonte agresorit duke ikur.

Ndonëse për disa vite në arrati, policia arriti të arrestonte 26-vjeçarin. Tashmë ai ndodhet në paraburgim, por nuk është vendosur se kur do të mbahet procesi i Gjykatës në Thal-Gäu.