613 kg kokainë/Kompania ikën, prokuroria se bllokon

Arbër Cekaj

Pas kapjes së sasisë rekord të 613 kg kokaine në portin e Durrësit, mësohet se kompania e frutave ekzotike “Arbri Garden”, në kontenierin me banane ku u sekuestrua kokainë e ardhur nga Kolumbia, ka nisur zyrtarisht mbylljen e aktivitetit.

Edhe pse Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka i mbyllur ende hetimet, vetë kompania ka nisur mbylljen e aktivitetit të saj tregtarë. Në listën e aseteve të hequra janë automjete, furgon, kapanone dhe adresa sekondare të përdorura më parë nga subjekti.

”Në prill më 5 prill 2018, subjekti Arbri Garden ka hequr tre adresa që i përkasin tre mjeteve të përdorura më parë prej saj përkatësisht: Kanë ndodhur ndryshimet: është hequr adresa: “Rruga Dytesore Maminas-Durres, AA 796 IX; AA 365 RE, AA 794 SO. Thuajse një javë më pas me të njëjtën kërkesë për mbyllje adrese dytësore, janë fshirë dhe adresat si më poshtë: Tregu Agro Ushqimore, Kapanoni C, nr pasurie 52/8, Rruga Dytesore Maminas-Durres, AA 083 GU; është hequr adresa: MAMINAS; Furgon AA 489 MA. Po ashtu janë hequr nga fondi i adresave dhe pronave që ka ushtruar aktivitetin Arbri Garden dhe magazine nr pasurie 3/83 e ndodhur në zonën kadastrale 8526; Elbasan, lagja “Dyle Haxhire”; KASHAR; Tregu Agro Ushqimor, kapanoni D1; KASHAR; Autostrada Tiranë-Durrës Km 1, Tregu Agro-Ushqimor, Kapanoni D”,-shkruan ”Report TV”.

Këto veprime janë kryer nga përfaqësuesi ligjor i kësaj kompanie, i cili rezulton se është Selim Çekaj, babai i administratorit, ndërsa janë kryer në një kohë kur prokuroria prej 2 muajsh kryen hetime dhe nuk ka nxjerrë asnjë urdhër sekuestro për “Arbri Garden”.