S’ka azil në Francë, ligji i fundit thotë se…

Vala e azilkërkuesve në Francë duket se do të ulet ndjeshëm me ligjin e ri. Një ligj i ashpër që forcon rregullat rreth azilit, i cili shkurton afatin e aplikimit të kërkesës për azil dhe dyfishon kohën që emigrantë të paligjshëm mund të mbahen në burg. Një emigrant që hyn në Francë në mënyrë ilegale rrezikon të dënohet me një vit burg.

Pr/ligji u kalua me 228 vota pro, 139 kundër dhe 24 abstenim. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se shkurtimi i afatit të aplikimit për azil mund të ketë impakt negativ, “për azilkërkuesit më vulnerabël, të cilët do të jenë ata më të shumtit që do të humbin shanset”.

“Nën maskën e sigurimit të një sistemi efektiv azilkërkues, projektligji përfshin një sërë masash që pakësonin qasjen e mbrojtjes”,-thotë Bénédicte Jeannerod, kreu i grupit për të drejtat e njeriut në Francë. Pr/ligji do të debatohet në Senat në qershor, por nëse ky pr/ligj kalon shpresat për azil në Francë sa vijnë e do të jenë më të pakta.

Shqiptarët u renditën të parët për azil në Francë për vitin 2017 me 7630 azilkërkues Shqiptarët lanë pas afganët me 5.987, shtetasit nga Haiti me 4.486, e kështu me rradhë.