Kap mat gruan me kushëririn, kavajsi: I gjeta në kasolle

Babai i 3 vajzave nga Kavaja, rrëfeu për herë të parë në një emision, live se e ka kapur në flagrancë të shoqen me të afërmin e tij dhe nga ai çast divorci ishte e vetmja alternative.

Konflikti mes tyre ka përfunduar në polici, ku palët janë përballur me njëri-tjetrin, ndërsa ai akuzon efektivët se e kanë mbajtur padrejtësisht të izoluar përgjatë gjithë natës. Kjo ngjarje e rëndë anuloi edhe dasmën e njërës prej vajzave e cila ishte caktuar vetëm 10 ditë më pas.

Teksa tregon historinë e jetës së tij në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, 54-vjeçari thotë se në shtëpinë e tij jeton aktualisht ish-bashkëshortja me të bijën. Ai është kundër këtij vendimi dhe thotë se nuk do pranojë kurrë që ajo të jetojë në atë banesë, ndërkohë që ai endet rrugëve.

Vajzat e akuzojnë për sjellje të padenjë, për abuzim me alkoolin dhe dhunë, ndërkohë që ai nuk pranon asnjë nga akuzat dhe kërkon të bëhet drejtësi. “Mener jush, kur i pashë unë, ky ia kishte futur kokën te gjoksi. Unë e njoha. Ajo i thoshte ik, ik”,-rrëfen 54-vjeçari.