Rrokaj: Qeveria të anulojë projektin e inceneratorëve

Në Ditën Ndërkombëtare e Tokës deputeti i LSI, Shezai Rrokaj i ka bërë apel qeverisë që të rishikojë vendimet për ndërtimin e projekteve që shkaktojnë ndotje. Në një postim në Facebook, Rrokaj thotë se  “sot është dita për vetëdije më të madhe qytetare për projektin zezonë të inceneratorëve të Qeverisë si vatra tymi me rrezikshmëri të lartë kontaminimi për banorë e zonave përreth”, shkruan deputeti i LSI.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës. Kujdesi për tokën, për mjedisin ku jetojmë është është respekti për jetën dhe një angazhim të shtuar për ruajtjen e trashëgimisë natyrore. Në këtë ditë të shënuar shoqëria jonë duhet të bëhet më e vetëdijshme për t’i thënë ndal shkatërrimit të lumenjve dhe pyjeve, ndotjes së mjedisit, djegies së tymrave dhe dëmtimit të perdes së ozonit. Sot është dita për vetëdije më të madhe qytetare për projektin zezonë të inceneratorëve të Qeverisë si vatra tymi me rrezikshmëri të lartë kontaminimi për banorë e zonave përreth. Shoqëria jonë duhet t’i rikthehet edhe më shumë prodhimit bio të traditës, duke iu larguar produkteve sintetike dhe atyre me kimikate industriale. Të duash tokën do të thotë të duash jetën.