Raporti i BB, Spahiu: Taksa progresive varfëron shqiptarët

Në një status në facebook, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu shkruan se sipas raportit të Bankës Botërore, taksa progresive varfëron shqiptarët.

”Jo vetëm korrupsioni varfëron shqiptarë, por dhe taksa progresive, gjoja e ndershme. Përsëri është Banka Botërore që raporton: “Sistemi i taksave në Shqipëri ka zhytur në varfëri mijëra qytetarë, pasi qeveria ja ka ngarkuar barrën fiskale qytetarëve të zakonshëm dhe shtresave të varfra ndërkohë që të pasurit nuk taksohen sa duhet”‘,-shkruan Saphiu.

Më tej ai thotë se prej kohësh LSI-ja ka mbajtur qëndrim kundërshtues me këtë sistem taksash, pasi sipas tij nuk ka lidhje me taksimin e ndershëm.

”Kemi kaq kohë që jua themi që ky sistem taksash nuk ka asnjë lidhje me taksimin e ndershëm. U mësuam tashmë, do ta zgjidhin me bashkëbisedim me të varfrit”,-shton deputeti i LSI-së.