“Mundo Deportivo”, Valverde shkarkohet nga Barcelona nëse …

Ernesto Valverde rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës. E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se klubi nga “Camp Nou “mund ta shkarkojë Valverden në rast të humbjes ndaj Sevijas në finalen e Copa del Rey, që do të luhet sonte në mbrëmje.

Blaugranët u eliminuan në Champions League, pas humbjes 3-0 në ndeshjen e kthimit në çerekfinale ndaj Romës. Triumfi në La Ligë nuk mjafton andaj Valverde duket se duhet të fitojë edhe trofeun e “Copa del Rey” për të siguruar qëndrimin e tij në postin e trajnerit të Barcelonës edhe në sezonin pasardhës.

Strategu i njohur është kritikuar se nuk ka ditur që të menaxhojë mirë rotacionin në skuadër, veçanërisht në duelin ndaj Romës.