Shkarkimi Nikëhasanit, ish-ministri i Drejtësisë: Vettingu dha provën e radhës të dështimit

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar sot lidhur me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili vendosi pak minuta më parë shkarkimin e prokurores së Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani, vendim që për Manjanin është dëshmi e dështimit të reformës në drejtësi.

Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Manjani thekson se Besa Nikëhasani, nuk është simbol i prokurores së paaftë apo të korruptuar!

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit

Dështim!

————

Besa Nikëhasani, nuk është simbol i prokurores së paaftë apo të korruptuar! E them këtë me bindjen më të thellë njerëzore dhe profesionale.

Vettingu dha sot provën e radhës të dështimit! Nuk kisha dyshim, por duhej prova. Ja edhe një provë tjetër!

Vetting nuk është një inspektoriat tjetër i deklarimit të pasurive! Jo dhe jo!

Vetting u bë për të verifikuar figurën morale dhe aftësinë profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Natyrisht edhe elementi i pasurisë është pjesë e verifikimit, po jo i vetmi!

Besa Nikëhsani është Prokurore karriere, fjalëpakë dhe një nënpunëse korrekte shteti. Nuk di të ketë kalur ndonjë proces disiplinor e as të jetë përfolur ne publik.

Pasuria modeste e familjes së saj ishte e deklariar dhe e verifikuar nga ILDKP giithë këto vite.

Gjykimi popullor se medemek nuk justifikon një shtëpi të përfituar nga shkembimi i truallit të bashkshortit me ndërtuesin, është poshtërsi e Vetting-ut!!!

Nuk ishte qëllimi i vetting të largohen prokurorët e gjykatësit korrektë! Jo dhe jo!

Ndaj them se është dështim!

Me këtë variant shumë shpejt do ti mbyllim edhe gjykatat e prokuroritë në gjithë vendin! Ashtu siç mbyll Gjykatën Kushtetuese e Gjykta e Lartë.

Pra sot efektivisht jemi pa sistem drejtësie!

Rroftë Reforma se drejtësia na la shëndetin!