“Pas një gruaje të fortë, qëndron një burrë i fortë” (FOTO LAJM)

Kur flitet për gratë e futbollistëve vëmendja është maksimale në faqet e mediave rozë dhe padyshim në një prej vendeve të para qëndron ajo, Uanda Nara, bashkëshortja dhe manaxherja e sulmuesit të Interit, Mauro Ikardi. Uanda ka një lidhje organike me rrjetet sociale dhe pothuaj e gjitha jeta e saj familjare, profesionale, por edhe në shumë raste edhe intime, shpaloset në galeritë e fotove në Instagram.

Kështu ka ndodhur edhe një prej mbrëmjeve të fundit, teksa Zonja Ikardi përgatitej për një darkë speciale me një dekolte impresionuese. Pas saj qëndronte gjithnjë Mauro, i cili po vendoste gjerdanin në qafën e bukuroshes së tij. Komenti i Uanda-s ishte padyshim pikant: “Pas një gruaje të fortë, qëndron një burrë i fortë”.