Moderatorja shqiptare rrëfen keqardhjen më të madhe për të birin

Angazhimet e shumta në punë shpeshherë na bëjnë që të lëmë pas dore gjërat apo personat tanë më të çmuar. Të përfshirë nga rrjedha e jetës për momentin nuk e kuptojmë se po humbasim disa nga kënaqësitë më të bukura të jetës, por kur reflektojmë ndiejmë keqardhje për to.

E njëjta gjë i ka ndodhur edhe moderatores së njohur të emisionit “Boom”, Fiori Dardha. Nëpërmjet një postimi në Instagram Fiori na ka treguar se ka vetëm një gjë për të cilën ndjen keqardhje në jetë dhe është pikërisht koha e paktë që kalon me të birin, Abelin.

“Koha që nuk kaloj me të…keqardhja më e madhe! Kur luajmë heronjsh ne të dy”, shkruan moderatorja në përshkrimin e fotos ku shfaqet së bashku me të birin.

Nënë e bir duken shumë të lumtur në këtë foto dhe na tregojnë se momentet që ata kalojnë së bashku i shfrytëzojnë në maksimum